Ilustrim

Vdekja e 13 vjeçarit nga Ferizaj, Policia jep detaje

Vdekja e 13 vjeçarit nga Ferizaj i cili u gjet i varur në litar, është duke u hetuar nga Prokuroria. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ndjeri para se të gjendej i varur në litar kishte qenë duke lozur e bashkëmoshatarët tjerë.

Sipas Gashit, familjarët e të ndjerit kanë deklaruar se ai nuk ka patur ndonjë problem.

“Sipas dëshmive të familjarëve i ndjeri nuk kishte pasur kurrfarë problemi. Dhe para se të ndodhte rasti i njëjti kishte qenë duke lozur me moshatarët e tij para shtëpisë së tij”, ka thënë për KALLXO.com toger Agim Gashi.

Gashi ka deklaruar se Policia e ka pranuar informacionin për rastin nga shërbimi i emergjencës në ora 18:10 min të martën.

“Informacionin e kemi marr nga shërbimi i emergjencës në ora 18:10 min, pasi familjarët e kishin sjellë aty viktimën, dhe mjeku kishte konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Gashi ka deklaruar se Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë vendshikimin dhe mbledhjen e informatave lidhur me rastin.

“Është njoftuar prokurori dhe pas përfundimit të veprimeve hetimore me urdhër të tij trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, ka thënë ai.

https://kallxo.com/gjendet-i-varur-nje-13-vjecar-ne-ferizaj/

.