Ilustrim

Vazhdon zgjerimi i ndriçimit publik në Drenas

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, ka zgjeruar ndriçimin publik në qytet.

Sipas një njoftimi, zgjerimi i ndriçimit ka përfunduar në rrugët “Muhamet Gashi”, “Xhemë Qorri”, “Asllan Fazliu”.

“Gjithashtu kemi shtrirë zgjerimin e rrjetit edhe në zona urbane, si në Komoran dhe Nekoc, para institucioneve. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë do të vazhdon me projekte të tilla edhe në të ardhmen, me qëllim që t’ua bëjë jetën më të lehtë të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit”, është thënë në një njoftim në profilin zyrtar në “Facebook”.