Një panair mallrash në Kosovë. Foto: OEK

Vazhdon fushata 'Drejtësia dhe Biznesi'

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, marrin pjesë  në tryezën e diskutimit në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘’.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ndërtesën e OEK-ut.

Kampanja “Drejtësia dhe biznesi’ organizohet nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane.