Vazhdon dajaku LDK, 3 persona arrestohen nga policia

Skandalet në nëndegën e LDK-së në lagjen Mat të Prishtinës nuk kanë të ndalur.

Pasditen e sotme në këtë degë ka ndodhur një përleshje fizike gjatë procesit zgjedhor.

Në mediat vendore është publikuar një video ku shihen pjesëmarrësit e kuvendit zgjedhor duke u përleshur fizikisht me karrike.

Incidentin në fjalë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se tre persona janë shoqëruar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave në një shkollë në Matiqan. Menjëherë  njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policise në Prishtinë, kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona.  Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti.

Pas përleshjeve fizike, Sherif Vrajolli u zgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar është zgjedhur Kreshnik Hoxha.