Pamje nga Kisha e Shën Pjetrit në Vatikan. Fotografi nga arkivi./rel/

Vazhdojnë akuzat për abuzime seksuale në Kishën Katolike

Papa Françesku ka refuzuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të një ish-diplomati të Vatikanit, peshkopit, Carlo Maria Vigano, i cili i ka kërkuar që Papa të dorëhiqet dhe e ka akuzuar Papën për mbulim të akuzave rreth abuzimeve seksuale nga një kardinal amerikan.

Papa është pyetur për akuzat nga gazetarët teksa ishte duke u kthyer në Romë, pas vizitës së tij në Irlandë.

Ai ka thënë se nuk do të flasë as edhe një fjalë dhe nuk do të bëjë asnjë koment për letrën 11 faqëshe të peshkopit Vigano, duke thënë se përmbajtja e saj flet vetë.

Letra është publikuar, pikërisht derisa Papa ishte duke mbajtur një fjalim për abuzimet seksuale nga priftërinjtë gjatë një vizite në Irlandë.

Ky dokument ka ngritur dyshime nëse Papa është duke u përballur me sulme të koordinuara nga tradicionalistët në hierarkinë katolike.

Papa Françesku vizitoi Irlandën rreth katër dekada pasi këtë e kishte bërë Gjon Pali i Dytë. Gjatë kësaj periudhe Irlanda nga një vend traidicionalist katolik, ku Kisha ka rol përcaktues për shumë zhvillime shoqërore dhe homoseksualiteti ka qenë krim, është shndërruar në një vend që e ka kryeministrin homoseksual dhe vlerësohet një shoqëri shumë liberale./21Media