Vasfije Krasniqi Goodman, një nga të paktat kosovare që ka folur hapur për përdhunimin e saj gjatë luftës. Foto: Presidenca e Kosovës.

Vasfije Krasniqi - Goodman nesër dëshmon në Kongresin e Italisë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe aktivistja Vasfije Krasniqi – Goodman pritet që nesër të dëshmojë të Kongresin dhe Senatin italian e cila para dy komisioneve do të flas për dhunimet që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në vend.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i Vasfije Krasniqit-Goodman, Nafi Krasniqi, në rrjetin social ‘Facebook’.

Krasniqi ka thënë së kjo ngjarje është inciuar nga Alma Lama, e që përveç Vasfijes, të pranishëm do të jenë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputetë.

“Me inicimin e znj: Alma Lama ambasadore e Kosovës në Rome-Itali që Buqja të dëshmoi në Kongres dhe Senatin Italian, Buqja nesër do të pritet nga përfaqësues te Senatit dhe Kongresit të Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë”, ka shkruar ai të martën.

“Tashme opinioni ndërkombëtar po e kupton për dhunimet dhe krimet që Serbia i bëri në Kosovë.  Rruga e jonë për drejtësi do të marr përkrahjen e të gjithëve”, thuhet më tutje në njoftim.

Kujtojmë së fund të muajit prill e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka folur para Kongresit Amerikan lidhur me përjetimet e saj dhe kërkesën për drejtësi.

Krasniqi Goodman kishte raportuar edhe në Kongresin Amerikan.

https://kallxo.com/deshmia-historike-e-vasfije-krasniqi-goodman-para-kongresit-amerikan/