Çmimin për Guxim Qytetar Lëvizja FOL ia ka ndarë Vasfije Krasniqi Goodmanit - Foto: LevizjaFOL

Vasfije Krasniqi Goodman nderohet me çmimin për Guxim Qytetar

Lëvizja FOL gjatë ditës së sotme  ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018.

Me këtë rast ky çmim i është ndarë Vasfije Krasniqi Goodmanit, e cila është gruaja e parë e cila rrëfeu publikisht se kishte përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përveç këtij çmimi, Vasfije Krasniqi Goodman është dekoruar edhe me medalje presidenciale si dhe me titullin ‘Emblema e Vushtrrisë’.

Në një emision për televizionin publik, RTK, Vasfije Krasniqi kishte treguar në hollësi se si ishte marrë nga shtëpia e saj nga forcat serbe dhe ishte përdhunuar seksualisht në prill të vitit 1999.