Vasfije Krasniqi - Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Vasfije Krasniqi- Goodman dekorohet me medalje presidenciale

Vasfije Krasniqi- Goodman do të dekorohet me medalje presidenciale nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Krasniqi do të dekorohet me Medalje Presidenciale.

Vasfije Krasniqi ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Ajo mbrëmë rrëfeu rastin e përdhunimit të saj nga forcat e policisë serbe në prill të vitit 1999.

Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët gjykatat e Kosovës i kanë shpallur të pafajshëm.

https://kallxo.com/beteja-e-humbur-e-vasfije-krasniqit-per-drejtesi-ne-gjykatat-e-kosoves/

kallxo.com