Varroset në vendlindje 22-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Krenar Jemini është varrosur sot në varrezat e Mushtishtit të Suharekës.

22-vjeçari vdiq dje në vendin e tij të punës, në kompaninë “LAB Oil”.

Në varrimin e tij ishte një numër i madh i familjarëve, miqve, bashkëfshatarëve e policëve – kolegë të babait të Krenarit, Eminit.

KALLXO.com raportoi sot se si kompania “LAB Oil” nuk e lejoi Kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimin, ta vizitojë vendin e aksidentit.

https://kallxo.com/vdekja-e-22-vjecarit-pamjet-ekskluzive-kur-kryeinspektorit-nuk-i-lejohet-te-hyje-ne-kompanine-e-derivateve/

Vdekja e Krenar Jeminit po konsiderohet si e dyshimtë. Edhe hetimet, sipas kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka, po zhvillohen në këtë drejtim.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, andaj për ketë arsye janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje. Përveç dëshmitareve të cilët janë të njohur për hetuesinë, janë ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e këtij rasti, si dërgimi i kufomës në autopsi, si dhe, ekzaminimi i kamerave dhe telefonit të të ndjerit, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Beka për KALLXO.com.

https://kallxo.com/vdekja-e-22-vjecarit-prokuroria-e-prishtines-nis-hetimet/

www.kallxo.com