Varrezat e Gjilanit mbulohen nga therrat, askush nuk kujdeset për to - FOTO

Shumë besimtarë të besimit islam në për festën e Bajramit, vizitojnë varrezat e të afërmeve të tyre.

Kështu ka vepruar dhe një qytetar nga Gjilani, i cili ka mbetur i habitur me gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen varrezat e qytetit.

Ai ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet se varrezat janë mbuluar nga bari, i cili nga temperaturat që po mbretërojnë këto ditë është tharë tërësisht.

Ky qytetar ka thënë se ekziston rreziku që të digjen edhe varrezat pasi janë mbuluar nga bari i tharë.

Në anën tjetër mirëmbajtësi Enver Shaipi ka thënë se “që 11 muaj nuk merr pagë pasi i ka skaduar kontrata dhe më nuk vazhdon t’i mirëmbajë varrezat”.