Varrezat e dëshmorëve në Fushë-Kosovë mbulohen nga uji

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Fushë-Kosovë, ka reaguar pas vërshimit të varrezave të martirëve dhe dëshmorëve të qytetit.

Ata përmes një reagimi në Facebook kanë shkruar se kjo gjë ka ndodhur pasi që komuna e Fushë-Kosovës nuk ka siguruar infrastrukturën për ujërat e qytetit.

“Përveç se janë bllokuar rrugët në qytetin e Fushë Kosovës, uji ka mbuluar edhe varrezat e dëshmoreve e martirëve. Këto foto tregojnë gjendjen në të cilën kanë qenë sot pasdite. Qytetarët kanë dërguar shumë video e foto që tregojnë se janë bllokuar. Kjo ndodhë gjithmonë për shkak se Komuna e Fushë Kosovës është kujdesur që t’iu sigurojë leje ndërtueseve, por nuk ka siguruar infrastrukturën për ujërat”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.