Varrezat e 376 shqiptarëve të masakruar në gjendje të keqe - FOTO

Flamuri i shtetit të Kosovës në gjysmë shtizë, mbeturina përreth dhe mungesa totale e përkujdesjes, shihen në disa fotografi që dëshmojnë gjendjen e mjerueshme të varrezave të martirëve të Mejës, në Gjakovë.

Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, Sali Shoshi ka postuar disa fotografi sot në mëngjes e ku shihet gjendja e mjerueshme e varrezave të 376 shqiptareve të masakruar, ndër ta edhe fëmijë të pafajshëm.

“Varrezat e Mejes të lëna pasdore, rrethina e tyre krejt e braktisur.  Në Meje me 27 prill 1999 u vranë 376 shqiptarë, fëmijë dhe burra të pafajshëm të cilët të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe në rrugë për Shqipëri u ndanë nga familjet e tyre dhe u masakruan nga forcat serbe. Meja është Srebrenica e Kosovës. Këto varreza dhe ato viktima meritojnë më shumë respekt!”, ka shkruar Shoshi në postimin e tij.

Masakra e Mejës konsiderohet ndër më masivet gjatë luftës së fundit në Kosovë.