Foto: BBC

Valë nxehtësie në Europë: Spanja në flakë

Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në rajonin e Katalonjës në Spanjë, pasi temperaturat u rritën në 40 gradë celcius nëpër disa pjesë të Evropës.

Zyrtarët thonë se zjarret janë më të këqijtë në rajon në 20 vjetët e fundit dhe mund të përhapen me shpejtësi.

Spanja, Franca dhe Italia po përjetojnë një nxehtësi ekstreme. Të mërkurën Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke panë temperaturat më të larta ndonjëherë që kanë mbretëruar në qershor.

Meteorologët thonë se kjo temperaturë ka ardhur nga ajri i nxehtë i tërhequr nga Afrika Veriore.

Temperaturat pritet të rriten edhe më shumë në shumë vende gjatë tre ditëve të ardhshme, paralajmërojnë meteorologët.

Në mesditë temperaturat kishte arritur 39 gradë celcius në Torino në Itali, 41 gradë celcius në qytetin spanjoll të Zaragozas, dhe 40 gradë celcius në Avignon, në jug të Francës.

Më poshtë gjeni hartën e temperaturave që kanë mbretëruar sot në disa vende të Evropës.

Foto: BBC

Çka po ndodh në Kataloni?

Të paktën 4 mijë hektarë janë prekur nga zjarret në afërsi të qytetit të La Torre de l’Espanyol, 80 km nga qyteti bregdetar i Tarragonës.

Zyrtarët thanë se në nxehtësinë intensive zona e zjarrit mund të rritet në 20 mijë hektarë.

Të paktën 30 persona janë evakuuar dhe pesë rrugë janë mbyllur. Nuk ka pasur raportime për viktima.

Përgatiti: Dorentina Kastrati