Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka - Foto: KALLXO.com

Valdete Daka përsëri në krye të KQZ-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar sot kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.

Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Valdete Dakës dhe anëtarëve të KQZ-së mandati u kaloi nga fundi i marsit.

http://kallxo.com/kryesuesja-dhe-anetaret-e-kqz-se-ne-diten-e-fundit-te-mandatit/

Më 4 prill në një konferencë Vetëvendosja akuzoi Presidentin Thaçi se po e mban peng funksionalizimin e KQZ-së.

http://kallxo.com/vv-thaci-po-e-mban-peng-funksionalizimin-e-kqz-se/