Vala thotë se ka eliminuar problemet teknike

Operatori telefonik “Vala” ka bërë të ditur se problemet teknike në sistemin operativ të saj janë eliminuar.

“Sistemi operativ është plotësisht funksional dhe të gjithë konsumatorët tanë mund të komunikojnë pa pengesa”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.

Telekomi i Kosovës u ka kërkuar falje dhe mirëkuptim konsumatorëve të tij.

Tash e disa ditë, qytetarët janë ankuar se nuk kanë mundur të kryejnë shërbime përmes numrave të Valës.

Lidhur me këto probleme, pati reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu epërmes një postimit në Facebook ka shprehur nervozën e saj për shërbimet e Valës.

“Vala është e Kosovës? Me pas qenë e Kosovës s’na kish terrorizu me shërbime. A mundet dikush me na tregu çka po ndodhë që as s’po mundem me e thirre kërkon e as me na thirre kërkush?”, kishte shkruar deputetja në postimin e saj.