Vala flet për problemet me të cilat u përballën sot konsumatorët

Operatori i telefonisë, Vala, ka njoftuar se sot ka pasur disa probleme teknike në sistemin operativ.

Në njoftimin e Vala-s thuhet se janë evidentuar kohë pas kohe pengesa në komunikim dhe si pasojë komunikim nuk ka qenë i mundur në disa shërbime në rrjetin mobil të Valës, në disa zona të caktuara.

“Ekipet teknike janë duke bërë përpjekje maksimale që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ta rikthejnë funksionimin normal të gjitha gjithë shërbimeve si në gjendjen e mëparshme, për të siguruar komunikim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e Valës.

Vala ka kërkuar falje dhe mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët të cilën mund të kenë vështirë eventuale në komunikim.