Foto: RTV 21

Vajzë- Foshnja e Parë në Dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Në orën 03:40 ka lindur foshnja e parë e 10 vjetorit të pavarësisë.

Ajo është vajzë dhe është pagëzuar me emrin Renea Kozhani.

Renea peshoi 3.350 kilogramë, shkruan rtv21.tv.

Foshnja e parë e 10 vjetorit, mori dhuratë “pakon e amësisë”, nga ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Sternvall.

Sternvall e vizitoi më herët foshnjën e parë që lindi në këtë 10 vjetor

“Pakoja e amësisë” apo “kutia e foshnjës finlandeze” është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila jepet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë.

Finlanda është shteti nga ku nis historia e pakos së amësisë.

Qysh në vitet 40-ta u prezantuan versionet e para të saj.

Në fillim kutia për foshnje ishte një mjet për të mbështetur familjet e varfra dhe për të siguruar që nënat ishin të përfshira në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor./21Media