Uzurpatori Largohet me Marrëveshje me Blerësin

Sefedin Avdija ka hyrë në pronën e tij të cilën e kishte privatizuar nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit pas disa përpjekjeve që të largohet uzurpatori nga prona e blerë në Pejë.

Avdija përmes telefonit i ka thënë KALLXO.com se gjithçka është kryer në marrëveshje në mes tij dhe uzurpatorit.

“Gjithçka ka përfunduar me marrëveshje, puna tashmë ka përfunduar “, ka deklaruar shkurt në telefon Sefedin Avdija.

Në anën tjetër, kryeprokurori i Pejës Agron Galani, ka deklaruar se prokuroria nuk ka për çka të flasë rreth kësaj çështjeje ndërsa ka thënë se është policia ajo që duhet të flasë.

Javën e kaluar KALLXO.com raportoi për dështimin e largimit të uzurpatorit pasi që prokuroria e Pejës nuk e ka dhënë urdhrin e kërkuar nga Policia për ta larguar uzurpatorin, me arsyetimin se lënda është në ekzekutim në Gjykatën Themelore të Pejës.

http://kallxo.com/deshton-largimi-i-uzurpatorit-te-prones-ne-peje/