Uzurpatorët e Paprekshëm

Hulumtimi tregon se në listën e uzurpatorëve të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk janë emrat e personave dhe bizneseve që janë të afërt me politikën. Po ashtu emisioni i sotëm ju sjell faktet se cila parti politike i ka zyrat në pronë të uzurpuar.

Emisioni i sotëm tregon se si janë ndarë  qindra hektarë  tokë  shoqërore nga fshatarët  e Komunës së  Drenasit dhe nuk figurojnë  si uzurpatorë.

Hulumtimi i ekipeve të “Drejtësia në  Kosovë ”, ju sjell deklaratat ekskluzive të atyre që  u është  nxjerrë  emri nga AKP-ja në  listën e uzurpatorëve.

Në fund të emisionit, transmetohet rubrika “Policia”, ku do të shfaqen pamjet ekskluzive të aksioneve të policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në orën 21:20 në RTK, ndërsa repriza transmetohet të hënën në mesditë.