DW

Ushtrisë gjermane i vazhdohet edhe për një vit qëndrimi i mandatit në Kosovë

Bundestagu vendosi sot për zgjatjen edhe me një vit të misionit të Bundeswehrit në Kosovë. Numri i ushtarëve do të përgjysmohet, nga 800 në 400 ushtarë.

Misioni i Bundeswehrit në Kosovë zgjati edhe me një vit nga Bundestagu gjerman të premten (28.06). Numri i ushtarëve, sipas vullnetit të qeverisë gjermane do duhet të përgjysmohet nga 800 në 400 ushtarë. Për zgjatjen e misionit votuan 493 deputetë gjermanë, kundër votuan 146 parlamentarë, 6 abstenime. AfD dhe Të Majtët theksuan në debatet e tyre, se nuk e mbështesin më një mision të ushtarëve gjermanë në Ballkan.

Kosova është një vend, ku jo çdo gjë është ashtu si duhet, tha deputeti socialdemokrate, Fritz Felgentreu. “Por vrasja ka ndaluar”. Kurse deputeti i Gjelber, Manuel Sarrazin theksoi, se misioni i NATO-s është edhe më tej një “faktor elementar stabiliteti dhe mbrojtjeje.” Sipas Sarrazin “paqja nuk është aspak e garantuar”.

Por deputeti i AfD-së, Armin Paul Hampel e quajti misionin të dështuar. Ajo që ka dalë është një “shtet kriminel”, qeveria e të cilit është e mbuluar deri në majë me kriminelë, tha Hampel duke theksuar, se “ky mision nuk e meriton as kockën e një ushtari të vetëm gjerman.

Bundestagu zgjati të premten edhe misionin për sigurimin e paqes në Liban. Më parë për zgjatjen e misionit të Bundeswehrit kishte vendosur kabineti qeveritar gjerman.(DW)