Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Ushtarakët të shqetësuar me politizimin e ditës së Pavarësisë së ShBA-së nga Donald Trump

Shefat ushtarakë janë shprehur të shqetësuar rreth politizimit të ngjarjes së 4 Korrikut nga presidenti i ShBA-së Donald Trump, raporton CNN.

Ushtria amerikane pritet të jetë në krye dhe në fokus gjatë organizimit të së enjtes, në përvjetorin e Pavarësisë së ShBA-së,  e cila do të shfaqë një shumëllojshmëri armësh, duke përfshirë tanke M1 Abrams.

Por kjo ditë ka marrë një ngjyrë politike, me presidentin, i cili tashmë ka nisur fushatën e tij të rizgjedhjes, duke thyer traditën e dhënies së fjalimit.

Nëse presidenti e kthen atë që ka për qëllim të jetë një festë në një ngjarje të hapur politike, ai mund të vendosë personelin ushtarak në pozicionin e shkeljes së udhëzimeve të Departamentit të Mbrojtjes që i ndalon burrat dhe gratë në uniformë të angazhohen në veprimtari politike.

Në planifikimin për ngjarjen, krerët e Pentagonit patën gjithashtu rezerva për ekspozimin e tankeve ose automjeteve të blinduara në festën e 4 Korrikut.