Foto: Atdhe Mulla

USAID-i me Grant për “Bonevet”

Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, i shoqëruar nga pronari i kompanisë Bonevet, Vllaznim Xhiha.

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it po i akordon grant BONEVET-it, një punëtori kjo kreative e llojit “makerspace,” për ofrim të trajnimeve nga elektronika, robotika, automatizimi, shtypja 3D, dizajnimi kompjutorik dhe programimi.

Në shtator, punëtoria kreative e dytë e BONEVET-it hapi dyert e saj për mësim, punëtori dhe projekte në Prishtinë.

Qëllimi i saj është përhapja e frymës së “mjeshtrimit” dhe inovacionit përmes kurseve dhe punëtorive të bazuara në projekte.  Duke marrë parasysh popullsinë më të madhe të kryeqytettit, fondacioni pret që lëvizja e mjeshtrimit të rritet në masë të madhe.  Pritet që gjatë vitit 2018 të trajnohen rreth 1000 kosovar të rinj.

USAID-i synon që të rrisë konkurentshmërinë dhe të lehtësojë krijimin gjithëpërfshirës të vendeve të reja të punës në sektorët e përzgjedhur që janë të gatshëm për rritje, si në: përpunimin e drurit, veshje, TIK (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit), efiqencën energjetike, turizmin natyror, dhe sektorë të tjerë premtues.

Deri më sot, Fuqizimi i Sektorit Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim (SIDA), ka siguruar 160 grante që kanë mundësuar hapjen e 1975 vendeve të reja të punës, ku janë punësuar 875 gra dhe 940 të rinj.