Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Urimi i presidentit Hashim Thaçi për 28 Nëntor

Presidenti Hashim Thaçi në urimin e tij ka shkruar se 28 Nëntori është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden”, shkruan Thaçi.

Postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi:

Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden. Jam i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndaj sot me bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime të gjithëve kjo ditë e madhe!.