Naim Tërnava
Urimi i Naim Tërnavës për festën e Kurban Bajramit
Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, myftiu Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Myftiu Tërnava tha se rëndësia e kësaj feste është e madhe pasi shpalos vlerat e solidaritetit me të varfrit, jetimët dhe luftimit të dukurive negative si hakmarrja, vëllavrasja, vetëvrasja e korrupsioni.
Tërnava ka thënë se kjo festë vjen pas kryerjes së njërit prej ritualeve të fesë islame, kryerja e haxhit dhe prerja e kurbanit.
“Të dashur besimtar, Kurban Bajrami është festa e cila vjen pas kryerjes së njërit prej kushteve të islamit, pas haxhit dhe prerjes së kubanëve, ritual ky që u dedikohet solidaritetit me të varfrit. Njeriut si krijesa më e dalluar e Zotit i është ofruar çdo gjë nën natyrë që ta përdorë për të përmbushur nevojat e veta në mënyrë racionale. Në emër të bashkësisë islame dhe në emër të të gjitha institucioneve të Kosovës më lejoni që të ju uroj festën e Kurban Bajramit juve qytetarë të republikës sonë dhe të gjithë dhe të gjithë besimtarëve, vëllezërve dhe motrave tona ne mërgatën e largët Urime festa e Kurban bajramit” u shpreh Tërnava.