UP shpall konkurs gjigand për bashkëpunëtorë të jashtëm

Senati i Universitetit “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkurs për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm, për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike.

Ky angazhim do të bëhet duke u bazuar në Ligjin për Arsimin e Lartë, dispozitat e Statutit të Universitetit të Prishtinës, Rregulloren për vlerësimin e procedurave për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, si dhe në Rregulloren për të ardhurat personale të personelit akademik.

Konkursi është hapur për 384 pozita, sipas kërkesave të njësive akademike.

Në Fakultetin Filozofik 148 pozita, në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore 21 pozita, në Fakultetin e Filologjisë 23 pozita, në Fakultetin Ekonomik 18 pozita, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 32 pozita, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 32 pozita, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike 22 pozita, në Fakultetin e Mjekësisë 91 pozita.

Në Fakultetin e Arteve 57 pozita, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë 35 pozita, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit 19 pozita, në Fakultetin e Edukimit 16 pozita

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, gjegjësisht nga data 11 korrik deri më 25 korrik në orën 15:30.

Për kushtet, procedurat dhe detaje të tjera për të interesuarit në angazhim mund t’i lexoni KËTU.