Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

UP-ja Nis Zgjedhjet Për Dekanë

Nga sot e deri të mërkurën pritet të kryhen zgjedhjet për dekanët e ardhshëm që do të jenë në krye të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Esat Kelmendi, sekretar i përgjithshëm Universitetit të Prishtinës, tha për KALLXO.com se pritet që çdo gjë të shkojë mirë.

“Në tri fakultete mbahen zgjedhjet për dekan dhe pritet që çdo gjë të shkojë në rregull. Ne kemi dalë në monitorim. Procesi po monitorohet edhe nga BIRN. Nesër e pasnesër vazhdojmë në tri fakultete të tjera dhe deri të mërkurën pritet të përfundojë i tërë procesi” tha Kelmendi.

Ky proces do të monitorohet nga gazetarët e BIRN-it njësoj si zgjedhjet studentore.