Universiteti i Pejës zgjedh katër anëtarë të Këshillit Drejtues

Senati i Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë, ka zgjedhur katër anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij universiteti nga radhët e stafit akademik.

Në njoftimin e UHZ-së, është bërë e ditur se bëhet fjalë për kandidatët Agim Rysha, Mimoza Hyseni Spahija, Gentiana Gega dhe Fisnik Morina.

Agim Rysha aktualisht është profesor në Fakultetin e Agrobiznesit.

Mimoza Hyseni Spahija, është profesoreshë në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis.

Gentiana Gega është asistente në Fakultetin Juridik.

Fisnik Morina është asistent në Fakultetin e Biznesit.

Mandati i këtyre anëtarëve të Këshillit Drejtues është tre vjeçar dhe do të fillojë me 1 tetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 1 shtator të vitit 2021.