Universiteti i Mitrovicës

Universiteti i Mitrovicës komenton vendimin e KShC-së për mosakreditim

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” e ka komentuar vendimin e sotëm të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) që t’i tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020 këtij universiteti pas rekomandimit të ekspertëve ndërkombëtarë.

Zëdhënësi për informim i këtij Universiteti, Ahmet Jashari, tha për KALLXO.com se Universiteti i Mitrovicës pasi të pranojë vendimin zyrtar do të shfrytëzojnë komisionin e ankesave.

“Qëndrimi ynë është që pasi të marrim vendimin final të KShC që është vendos, do të përdorim të drejtën mu anku dhe shpresojmë që pasi të shihet gjendja faktike që është në Universitetin tonë dhe rekomandimet e pabazuara të ekspertëve ndërkombëtarë, presim rezultat pozitiv do të shfrytëzojmë këtë mundësinë mekanizmat ligjor”, tha Jashari.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në mbledhjen e 74-të vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020 tri universiteteve publike në vend.

Me këto vendime, Universiteti publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

Mbledhja e KShC-së ka qenë e monitoruar vetëm nga KALLXO.com.

https://kallxo.com/gjnk/cfare-gjeten-ne-mitrovice-ekspertet-qe-rekomanduan-mosakreditimin-e-universitetit/

www.kallxo.com