Ndërtesa e Rektoratit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Universitetet Publike nga sot në grevë

Rektorët e Universiteteve Publike pas mbledhjes së dejshme kanë njoftuar se prej të martën të gjitha Universitetet Publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Zëvendës kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve.

Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit, Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.

Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontakten me ministrin aktual. Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.

https://kallxo.com/koliqi-kerkesat-e-rektoreve-jane-jashte-kompetences-se-tyre/

.