Foto: Kallxo.com

Universitetet publike jashtë grevës, provimet e janarit do të mbahen

Studimet në gjashtë universitetet publike në vend do t’i kthehen normalitetit pas grevës.

Kështu kanë bërë të ditur rektorët pasi pjesëmarrësit e Konferencës së Rektorëve u takuan me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me zv/kryeministrin, Fatmir Limaj dhe me Komisionin Parlamentar për Arsim.

Sipas tyre reagimi i tyre ka rikthyer në opinion publik çështjen e autonomisë së universiteteve.

Këta rektorë tash e disa ditë po e kundërshtojnë ashpër vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin dhe tërheqjen e akreditimit për shumë programe në këto universitete.

Konferenca e Rektorëve gjithashtu ka thënë se këto universitete që janë sulmuar viteve të fundit nga grupet e interesave politike tashmë kanë filluar ta shtojnë besimin e profesoratit e të studentëve për ruajtjen e sistemit të lartë publik arsimor nga degradimi.

Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet se Konferenca e Rektorëve beson se studentët nuk duhet të pësojnë në këtë angazhim për arsimin e lartë publik dhe autonominë universitare. Prandaj sipas njoftimit, provimet e afatit të janarit dhe semestri i dytë do të fillojnë në secilin universitet publik sa më shpejt që është e mundur dhe në kohën e duhur.

Mirëpo rektorët kanë theksuar se universitetet publike qëndrojnë mbrapa kërkesave të takimit të 28 janarit 2019.

Tutje thuhet se universitetet publike do të organizojnë protesta në forma të ndryshme deri në realizimin e këtyre kërkesave.

“Ftojmë institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e problemeve rreth mbylljes së programeve të akredituara.”, është thënë në fund të deklaratës.

https://kallxo.com/terhiqet-akreditimi-i-74-programeve-ne-universitete/

 

https://kallxo.com/universitetet-publike-kerkojne-shkarkimin-e-anetareve-te-kshc-se-dhe-riakreditimin-e-programeve-te-kaluara/

https://kallxo.com/dokument-kshc-iu-pergjigjet-rektoreve-nuk-i-plotesuat-kriteret/

https://kallxo.com/rektoret-para-komisionit-per-arsim-ne-excel-pame-vetem-ngjyren-e-kuqe/

https://kallxo.com/kshc-sdo-te-kete-leshime-per-asnje-universitet-publik/

https://kallxo.com/apostolova-kunder-rektoreve-mbeshtet-agjencine-e-akreditimit/

https://kallxo.com/edhe-universitetet-nga-neser-ne-greve-rektoret-kerkojne-shkarkimin-e-ministrit-bytyqi/

https://kallxo.com/koliqi-kerkesat-e-rektoreve-jane-jashte-kompetences-se-tyre/

https://kallxo.com/edhe-ambasadori-amerikan-mbeshtet-keshillin-shteteror-te-cilesise/

https://kallxo.com/ambasadori-britanik-dhe-ai-gjerman-mbeshtesin-vendimet-e-keshillit-shteteror-te-cilesise/

https://kallxo.com/ministri-u-drejtohet-universiteteve-dorezoni-ankesat-e-argumentuara-ne-komision/

https://kallxo.com/konferenca-e-rektoreve-ia-numeron-aka-se-shkeljet-ligjore/\

https://kallxo.com/masht-rektoret-kane-qene-te-perfshire-ne-zgjedhjen-e-anetareve-te-kshc-se/

https://kallxo.com/orca-realiteti-i-paraqitur-nga-konferenca-e-rektoreve-eshte-i-shtremberuar/