Unioni i Shkrimtarëve mban edicionin e XI-të të orës letrare ‘Pavarësia’

Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar do të mbajë sot pasdite, 18 shkurt 2018, edicionin e XI-të të orën letrare “Pavarësia”, dhe ndarje e çmimeve vjetore letrare që ndan ky asociacion për çdo vjet.

Ora letrare “Pavarësia” do të mbahet duke filluar nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe mbahet nën patronatin e ministrit të Kulturës Kujtim Gashi.

Në këtë ngjarje kulturore mbarëkombëtare, do të marrin pjesë krijuesit e të gjitha trevave shqiptare dhe nga diaspora.

Edicionin e sivjetmë të këtij aktiviteti do ta nderojnë edhe të ftuarit special: Shkurte Fejza, Enver Petrovci dhe  Natasha Lako

Ndërkaq, do të ndahen edhe nj sërë çmimesh nga fusha e letërsisë dhe diplomacia kulturore, ku do të vlerësohen veprat të gjinive të ndryshme letrare të botuara gjatë 2018 në gjuhën .

Në konkurs për veprat më të mira të botuara gjatë vitit 2018, kanë konkurruar krijues nga: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora.