Ulrike Lunacek, Nënkryetare e Parlamentit Europian

Ulrike Lunacek Sot Përshëndetet me Kosovën

Deputetja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, do të qëndrojë sot në Kosovë në një vizitë lamtumirëse, pak para se të largohet nga funksionet e saj politike.

Humbja në zgjedhjet parlamentare të Austrisë që u mbajtën dy javë më parë ka bërë që Lunacek të japë dorëheqje nga funksionet politike brenda Partisë së Gjelbër të Austrisë ndërsa ka paralajmëruar se nuk do të kthehet as si deputete të Parlamentin Europian, ku e mbante ulësen për disa mandate rresht.

Duke qenë deputete në këtë parlament ajo ka qenë në të njëjtën kohë edhe Raportuese për Kosovën ndërsa mandatin aktual është zgjedhur edhe Nënkryetare e Parlamentit Europian.

Në raportet e hartuara nga ajo,gjithmonë është bërë thirrje që Kosova të njihet nga 5 vendet anëtare të BE-së që refuzojnë ta bëjnë këtë veprim.

Gjatë ditës, Lunacek pritet të takohet me kryeministrin Haradinaj.