Tryeza e BIRN për dosjen #SaHanShefi

Ukimeraj: Duhet shqyrtuar ekzistimi i disa komunave

Humbjet e mëdha në shpenzime të disa komunave të vogla po shihen si problematike nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sipas Sekretares së Përgjithshme të MAPL-së, Rozafa Ukimeraj, disa komuna shpenzojnë pesë fish më shumë se sa që mbledhin të hyra.

“Në bazë të hulutimeve çdo komunë shtetit të Kosovës i kushton 5 milion euro në vit. Paaftësia financiare e disa komunave bën që të shqyrtohet mundësia e ekzistimit të disa komunave. Një komunë e vogël ka shpenzuar 5 fish më shumë sesa ka mundur të inkasoj, përveç kësaj janë edhe 10 komuna të tjera. Edhe në komunat e mëdha shihet një paaftësi per të menaxhuar fondet”, tha Ukimeraj.

Ajo shtoi se po punojnë në një projekt për t’i dhënë qasje qytetarëve për të parë shpenzimin e parasë publike.

“Duke pasur parasysh rolin e ministrisë në bashkpunim më Ambasadën Britanike ne kemi filluar të dizajnojmë një platrofmë online e cila na ndihmon të adresojmë rekomandimet e auditorit por njëkohëishtë t’i japin qasje qytetarëve të shohin si është shpenzuar paraja publike, vititn tjetër do të fillojmë me 5 komuna pilot projekt”, tha Ukimeraj.

Këto deklarata ajo i bëri në tryezën e organizuar nga BIRN ku u publikuan gjetjet e shpenzimeve të parasë publike në dosjen #SaHanShefi.