Ukëhaxha: Kanceri Mund të Vijë Edhe nga Ajri i Ndotur

Antigona Ukëhaxha nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka prezantuar hulumtimin lidhur me pasojat e ndotjes së ambientit në Kosovë në shëndetin e qytetarëve.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, ajo tha se përveç sëmundjeve të frymëmarrjes, sipas studimeve të huaja, edhe kanceri mund të ndërlidhet me nivelin e ndotjes.

“Kemi pasur rritje të pranimeve spitalore me sëmundje respiratore dhe kardiovaskulare. Aerondotja sipas studimeve të bëra ka një lidhje me praninë e kancerit në një zonë urbane”, tha Ukëhaxha.

Këtë deklaratë ajo e bëri si paneliste e në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Në këtë emision, që këtë javë i kushtohet mbrojtjes së shëndetit publik, pjesëmarrës janë edhe shkencëtarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë fushë.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: