Ali Uka- Prokuroria në Gjakovë

Uka: Shumica e të arrestuarve për drogë në Gjakovë janë shtetas të Shqipërisë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, këtë javë ka trajtuar temën për luftën e policisë dhe prokurorisë ndaj drogave në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Dukuria e drogave ne shkolla po shihet si shqetësuese për prokuroritë në Kosovë që merren me luftimin e këtij fenomeni.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Uka ka thënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se rastet kur dikush kapet me sasi të vogël të drogës nuk ndodhë të hedhen kallëzimet penale.

“Kur është në pyetje sasia shumë e vogël e narkotikëve, është një nen, neni 275 i Kodit Penal, se në rastet kur është deri në tre gram ose nën tre gram, ajo kalon në kompetencë të departamentit të përgjithshëm, por këto raste hetohen dhe gjykohen, për sasi të vogël nuk ka ndodhur të hedhet kallëzimi penal”, ka thënë Uka.

Ai ka treguar se të arrestuarit për këtë dukuri në Gjakovë në shumicën e rasteve janë shtetas të Shqipërisë.

“Siç e ceka edhe në fillim, çështja e drogave në shkolla edhe në territorin e Gjakows është më se shqetësuese, sepse në shumicën e lokaleve në Gjakove bëhet këmbimi dhe shitja e drogës.