Jeton Ujkani

Ujkani: Puna e kryeministrit po i pengon Agim Bahtirit

Kryesuesi i shkarkuar i Kuvendit Komuna në Mitrovicë, Jeton Ujkani ka folur për KALLXO.com në lidhje me shkarkimin e tij nga kjo pozitë.

Sipas Ujkanit, shkarkimi i tij nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal është bërë për shkak të rritjes së strukturave të AAK-së në Mitrovicë.

“Komenti kishte me qenë krejt strukturat e qytetit janë duke iu frikësuar rritjes së AAK-së në Mitrovicë. Unë e kam marrë udhëheqjen e AAK-së prej korrikut të këtij viti edhe gjatë punës qe kemi bërë e kemi trefishuar strukturën dhe ekzekutivin, edhe asamblistë na janë bashkangjitur në AAK”, ka thënë Ujkani.

Ai tutje ka shtuar se puna e mirë e kryeministrit Haradinaj po i pengon Agim Bahtiri dhe kjo sipas tij është arsyeja pse ata kanë dal me këtë shkarkim të tij.

https://kallxo.com/shkarkohet-kryesuesi-i-kuvendit-komunal-ne-mitrovice/

“Arsyeja kryesore është rritja e AAK-së në Mitrovicë dhe mospërballimi prej kryetarit Bahtiri. Unë kam qenë këshilltar i tij, drejtor, kryesues por prej momentin që nuk kemi mundur të kuptohemi në policitë kanë filluar ato pakënaqësitë mes nesh”, ka thënë Ujkani.

Ujkani tani do të vazhdoj punën e tij në pozitën e asambleistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

https://kallxo.com/ish-kuadri-i-akr-se-behet-koordinator-i-aak-se-per-mitrovice/