Ujësjellësi zgjati orarin e punës shkaku i mergimtarëve

KRU “Prishtina”, Departamenti për Konsumatorë njofton konsumatorët në qytetin e Prishtinës se duke filluar nga data 18 korrik 2018 e deri me 1 shtator 2018 , ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera.

Kështu sipas njoftimit, orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë-premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ), ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë).

“Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkëatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës. Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e 60 /ta  e deri në ditët e sotme të lirisë”, njofton KRU ”Prishtina”.

Sipas KRU “Prishtina”për t’iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre është zgjatur orari i punës në pikat e shitjes (arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë. /21Media