Ujësjellësi sanon defektin në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike kanë arritur që sot në orën 14:00 të sanojnë me sukses defektin në pompën e rezervuarit në Mirëditë/Velania.

“Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të zonave të larta në Prishtinë shumë shpejtë! Ju falënderojmë për durimin e treguar!”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përmes Facebook.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” mesditën e sotme kishte njoftuar konsumatorët e disa zonave të larta në kryeqytet se për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen “Velania”  sot janë pa ujë të pijshëm.

https://kallxo.com/ne-pike-te-vapes-prishtinasit-mbesin-pa-uje-te-pijshem/

www.kallxo,com