Ujësjellësi njofton për ndërprerje të ujit në një pjesë të Fushë- Kosovës

Kompania Rajonale e  Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se një pjesë e banorëve të Fushë Kosovës do të mbesin sot pa ujë për shkak të sanimit të një tubi.

“Njoftojmë konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje (ana e djathtë), se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00 do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i një tubi i cili është dëmtuar mëngjesin e sotëm.

Ujësjellësi dukë kërkuar mirëkuptim nga banorët ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.