Çezme - Foto: KALLXO.com

Ujësjellësi në Prizren njofton për shkyçje individuale të borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ njësia në Prizren ka njoftuar të gjithë konsumatorët të cilët kanë katër fatura të papaguara se do të ndëshkohen.

Këto masa ndëshkuese do të aplikohen nga muaji mars, duke i shkyçur nga ujësjellësi individualisht ose duke proceduar lëndët te përmbaruesi privat.

Në njoftim thuhet:

Konsumatorë të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve tona do të përballen me shkyçje individuale.

Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ Prizren do të merret edhe me procesimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat.

Po ashtu të gjithë konsumatoret të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njëjtit do të procesohet procedura përmbarimore.

KRU,,Hidroregjioni Jugor“ në Prizren, me mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët kërkon që të realizoni borxhet e papaguara si dhe faturat rrjedhëse, me qëllim që të mundësoni realizimin e furnizimit të rregullt dhe sa me cilësorë me ujë të pijshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë Ju mund të kontribuoni në cilësinë e shërbimeve tona.