Ujësjellësi në Gjakovë me njoftim për borxhlinjtë

Ujësjellësi në Gjakovë ka njoftuar se të gjithë konsumatorët që nga data 10.05.2019, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi 200 Euro do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit.

Po ashtu sipas njoftimit, ndaj tyre do të inicohen procedura përmbarimore.

“KRU Gjakova lutë të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet që kanë ose të lidhin marrëveshje për riprogramimin e borxhit”, thuhet në njoftim.