Udhëzimet për e-prokurim, synohet rritja e transparencës

Gjashtë video udhëzuese për sistemin e E-Prokurimit janë prezantuar sot nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me USAID-in.

Këto video udhëzuese u vlerësuan si hapi i parë i institucioneve të Kosovës në drejtim të zëvendësimit të sesioneve tradicionale të trajnimit në klasë me trajnime online, e cila njëkohësisht promovon qëndrueshmërinë, lehtësinë dhe uljen e shpenzimeve.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno në këtë rast vlerësoi punën e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, e cila sipas saj, shfaq angazhimin për transparencë.

“Duke pasur këto video udhëzuese Qeveria e Kosovës do të ketë benefit nga duke mos pasur nevojë të organizojë kurse klasike. Kjo gjithashtu i mundëson i ndihmon edhe diversiteti të madh të palëve të interesuara që të marrin informata me shpejtësi, me zgjerimin e informatave të e-prokurimit Qeveria e Kosovës është duke krijuar kushte për një angazhim më të madh ku edhe mundëson qasje edhe të shoqërisë civile. Kjo shfaqë angazhimin e transparencës nga Qeveria dhe tani më i mbetet vetëm shoqërisë civile dhe qytetarëve ta mësojnë të shfrytëzojnë ketë platformë dhe të përcjellin rrjedhat e prokurimit”, u shpreh Magno.

Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), u shpreh se ky model përveç që e bënë më të lehtë aplikimin gjithashtu sipas tij, ndikon në ruajtjen e privatësisë.

“Projekti i sotëm që po e lansojmë është i veçantë dhe shumë domethënës e që është video-udhëzues për e-prokurimin për përdorimin online të përdoruesve ka bizneset e vendit dhe të jashtëm. Ky model i mënyrës së përdorimit jo që e bënë më të lehtë aplikimin por e bënë edhe më transparent shumë e prokurimit dhe ndihmon në ruajtjen e privatësisë. Ky model i mënyrës së përdorimit e bënë më të rritjen e përfaqësisë. Ka rrit konkurrencën sot kur po flasim 20% është rritur numri i konkurrencës e gjithashtu edhe transparencës. Nga janari ofertat janë dorëzuar në mënyrë elektronike. Nga shtatori 2018 janë të obliguara që të publikohen”, u shpreh ai.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, deklaroi së prokurimi elektronik do të zvogëlojë korrupsionin dhe do të ndihmojnë në rritjen e llogaridhënies.

Gjithashtu, ai u shpreh së do t’ia rekomandojë bizneseve që ta përdorin këtë platformë.

“Lansimi i videove trajnues është një hap i rëndësishme për edukimin e operatorëve ekonomik. Sidomos nëse krahasohet me metodat e vjetra që janë edhe më të kushtueshme. Oda do të promovojë këtë video dhe do të rekomandojë te bizneset që ato të përdorë. Prokurimi elektronik do të zvogëlojë korrupsionin dhe do të ndihmojnë në rritjen e llogaridhënies. Të promovojmë bashkë këtë platformë dhe të njëjtë t’ia promovojmë edhe para bizneseve e sidomos kur jemi në procedurë të ndryshimeve ligjore”, u shpreh Zeka.

Video udhëzuesit janë dizajnuar nga aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në bashkëpunim me Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).