Shitja në tezga ka shënuar rritje por jo edhe punësim | Foto: KALLXO.com

U Shtohet Puna Tezgave, Bie Punësimi

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se tregtia me pakicë në disa sektorë ka shënuar rritje e në disa të tjerë rënie. Interesant është fakti se në ata sektorë ku është shtuar puna ka rënë punësimi dhe anasjelltas.

Tregtia me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara dhe tregtia në tezga apo tregje ka shënuar rritje më të lartë në këtë tremujor, duke u përcjellë nga tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 20.4%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 17.2 %, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 16.7 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 2.7 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 2.5 %, si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 0.8 %”, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK.

Për dallim nga kjo rënie ka shënuar tregtia me pakicë e karburanteve dhe mallrave të tjera.

“Rënie kanë pasur tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.2 %), tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.8 %)”, thuhet më tej në këtë publikim.

Tregtia me pakicë në tezga dominon në këtë tremujor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Tregtia me pakicë e pajisjeve të IT-së, pajisjeve shtëpiake ushqimore, pijeve, duhanit kanë shënuar rritje për dallim nga karburantit që është me rënie krahasuar edhe me këtë periudhë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015 rritje kanë shënuar tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 62.5%, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 39.2%, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara 31.9%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 30.6 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 11.0%,

Rënie kanë pësuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara (21.8 %) si dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.7 %)”, thekson publikimi i Agjencisë së Statistikave.

Nga muaji prill deri në qershor është rritur numri i të punësuarve në dyqane të specializuara për tregti me pakicë si për pajisje shtëpiake, mallra kulturore dhe argëtuese si dhe në dyqane jo të  specializuara.

Sipas të njëjtit publikim, në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, rritje të numrit të punëtoreve kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 34.1 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 17.1 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 12.5 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 2.3 %.

Përkundër rritjes së tregtisë me pakicë në tezga punësimi ka shënuar rënie.

Rënie e punësimit vërehet edhe te tregtia me pakicë me karburante dhe produkte ushqimore.

“Rënie kanë pasur tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (15.8 %), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (9.0 %) si dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.5 %)”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Përkundër se tregtia me pakicë e karburantit ka shënuar rënie në krahasim me muajt e parë të këtij viti por edhe në krahasim edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, punësimi në këtë sektor ka shënuar rritje.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2015, rritje të numrit të punëtoreve kanë regjistruar tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara 47.1 %, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 13.9 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara 12.5 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 6.6 % dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 3.5 %”, tregojnë statistikat.

Përkundër se është rritur puna në këtë sektor, punësimi ka shënuar rënie.

“Rënie kanë pasur tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (5.3 %), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (2.5 %) si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.1 %)”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Sipas një raporti të Insitutit Riinvest për tregjet komunale në 16 komuna është konstatuar mungesa e një plani strategjik për mirëmbajtjen e e tregut, mungesa e standardeve për sigurimin e cilësisë së ushqimit dhe mosngarkesa e shitësve me taksë.

http://kallxo.com/problemet-e-perbashketa-komunale-per-tregjet-lokale/