Ilustrim

U shpohen gomat pesë veturave në veri të Mitrovicës

Në rrugën “Kollashinit” në Mitrovicën veriore është raportuar se nga persona të panjohur i janë shpuar gomat e pesë veturave.

Këto vetura ishin pronë e pesë të dëmtuarve shqiptarë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë marrë me rastin.

Rasti ka ndodhur gjatë 13 dhe 14 nëntorit dhe është cilësuar si dëmtim apo asgjësim i pasurisë.