Foto: Ilustrim

U Konfiskohen 8 Mijë Euro të Dyshuarve për Vjedhje

Dy persona u arrestuan nga policia në Prizren, të dyshuar për vjedhjen në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen për disa vjedhje të kryera së bashku me dy persona tjerë që ndodhen në arrati.

Policia njofton se ka konfiskuar para dhe telefona nga të arrestuarit.

“Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 8000 € para si dhe 4  telefona celularë,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.

Para pesë ditësh KALLXO.com shkroi për arrestimin e një grabitësi në Prizren, i cili dyshohet se pasi hyri për të vjedhur në një shtëpi e terrorizoi të zonjën e shtëpisë.

http://kallxo.com/arrestohet-grabitesi-i-dyshuar-qe-terrorizoi-nje-grua/

Shkrimet për vjedhjet në Prizren mund t’i lexoni këtu.