U kërkua mbyllja e përkohshme e Deponisë së Mirashit
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Menaxhimit të Deponive në Kosovë, Abdullah Haxhiu tha se kishte propozuar mbylljen e deponisë së mbeturinave në Mirash.
Për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Haxhiu tha se është i vetëdijshëm lidhur me gjendjen dhe keqmenaxhimin e deponisë që po shkakton rrezik për ambientin.
“Është e vërtetë që në 2007 ato pompa kanë dalë jashtë funksionit, arsyet nuk i kam gjetur të paktën në dokumentacion se pse ka dalë dhe pse nuk është përpjekur ti shtijnë në funksion. Mirëpo në atë kohë në menaxhim këto mbeturina i’a kanë dhënë kompanive private”, tha Haxhiu.
Ai tha se kishte kërkuar për një veprim emergjent lidhur me rehabilitimin e kësaj deponie.
“Të paktën disa veprime duhet të mirrën në këtë rast. Qeveria e Kosovës është aksionare, duhet të forcohet barriera në mes të liqenit akumulues dhe trupit të deponisë. Unë kam bërë propozim, në shkresat e mia i kam propozim të dy ministritë që unë i’u kam propozuar që përkohësisht të ndërprehet aktiviteti në deponi në Mirash deri sa nuk fillon një fazë e rehabilitimit”, tha Haxhiu.
Në anën tjetër Bedri Halimi, Shef i Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit tha se nuk ka pasur zgjidhje alternative për të mundësuar mbylljen e deponisë.
“Çështja është cila është zgjidhja alternative, aktualisht nuk ka zgjidhje alternative. Me një menaxhim më të mirë ne besojmë që edhe deri në 4 -5 vjet ka kapacitete për mbulimin, kompaktimin e mbeturinave”, tha ai.
Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.
Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: