Ndotja nga "Kosova A" | Foto e ardhur në KALLXO.com

Tym i Zi Del nga ‘Kosova A’

Termocentrali “Kosova A” është duke liruar në këto momente tym të zi.

Ky tym shihet të dalë nga oxhaqet e këtij termocentrali, sipas fotografive të ardhura në KALLXO.com.

Në prill të këtij viti po në KALLXO.com kishin ardhur fotografi të ngjashme, por atëherë tymi i zi dilte nga “Kosova B”.

Banorët e Obiliqit vazhdimisht ankohen se ndotja është më e theksuar gjatë natës, ose vikendeve, por sot tymi i zi po del në ditë pune dhe në pikë të ditës.

KALLXO.com kishte shkruar më herët se sëmundjet malinje janë më të shprehura në rajonin e Prishtinës, në raport me Pejën.

http://kallxo.com/ndotja-dyfishon-semundjet-malinje-ne-regjionin-e-prishtines/

Vitin e kaluar Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për jetën e vështirë të banorëve të fshatrave të Obiliqit që jetojnë pranë termocentraleve dhe mihjeve sipërfaqësore të qymyrit.

Jeta Nën Tymtarë

Tymi i zi po del nga termocentrali “Kosova A” në kohën e fushatës zgjedhore kur po premtohet me të madhe edhe eliminimi i ndotjes nga Obiliqi.