Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/Reuters

Turqia arrestoi mbi 300 përkrahës të Fetullah Gulenit

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 324 persona të dyshuar për lidhje me imamin, Fetullah Gulen.

Arrestimet u kryen në disa provinca, si dhe në rajonet më të gjera të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit.

Më shumë se 760 njerëz u arrestuan javën e kaluar në të gjithë Turqinë. Që nga grusht-shteti i dështuar i vitit 2016, 55.000 njerëz janë arrestuar në Turqi dhe 140.000 janë pezulluar nga puna ose janë shkarkuar.

Autoritetet akuzojnë Gulen për organizimin e grusht-shtetit më 15 korrik 2016, por Gulen, i cili jeton në SHBA, kategorikisht ka hedhur poshtë akuzat./RTV21