trtupat ushtarake britanike në Kosovë vitin 1999. Foto: Getty Images

Trupat Britanike Kthehen në KFOR

Qëndrimi një vjeçar do të rrisë kapacitetet e misionit, që është rrjedhojë e një kërkese të NATO-s për mbështetje të mëtutjeshme të KFOR-it nga aleatët e saj. Roli i saktë i saj do të jetë mbështetja e KFOR-it në kapacitetet e tij për të bërë shërbimet inteligjente, vrojtimin dhe zbulimin. Ekipi britanik do të lokalizohet në qendrën e KFOR-it në Prishtinë.

Vendosja e trupave në kuadër të KFOR-it paraqet rikthimin e tyre pas shumë viteve në Kosovë në kuadër të këtij misioni.

Në vitin 1999, ushtria britanike kishte njërin ndër kontingjentet më të mëdha në Kosovë dhe kryente operacionin paqeruajtës në pjesën qendrore të Kosovës, në Prishtinë dhe komunat përreth.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon tha se kjo lëvizje është pjesë e planit të pandryshueshëm për mbrojtje të sigurisë në Kosovë.

“Ky zbarkim i këtyre trupave demonstron se si qëndrojmë të përkushtuar në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. NATO mbetet një gur themeli i mbrojtjes sonë dhe duke mbrojtur sigurinë e Evropës ne forcojmë sigurinë tonë në shtëpi”, tha ai.

KFOR-i filloi si një forcë paqeruajtëse në fundin e viteve 90ta. Tani ka evoluar në një trupë më të vogël dhe fleksibile me përafërsisht 4,200 trupa, që kryejnë rolin e një nga ofruesit kryesorë të sigurisë në Kosovë.

Trupat e KFOR-it janë kontribut i rreth 30 vendeve, që përfshin Gjermaninë, Italinë, Turqinë, Poloninë dhe SHBA-në, si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Samitin e NATO-s në Varshavë vitin e kaluar, aleatët konfirmuan që KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë për një ambient të sigurt në Kosovë. Kjo forcë gjithashtu do të vazhdojë të adaptohet. Ashtu siç u qartësua në Varshavë, ndryshimet në trupat e KFOR-it reflektojnë ndryshimet e kushteve në shtetin përkatës. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj force siguri të vetë mjaftueshme në Kosovë.