Presidenti amerikan, Donald Trump - Foto: Rtv21

Trump: Shkencëtarët që merren me ndryshimet klimatike kanë 'agjenda politike'

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar shkencëtarët që studiojnë ndryshimet klimatike, duke thënë se ata kanë agjenda politike, kështu duke e vënë në dyshim se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave në tokë.

Kjo deklaratë e Trump dhënë për CBS-në vjen pasi shkencëtarët që merren më ndryshime klimatike gjatë javës së kaluar paralajmëruan për rritjen e temperaturave në tokë, shkruan BBC.

Raporti i javës së kaluar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), organi udhëheqës ndërkombëtar, vlerësoi ndryshimet klimatike ku paralajmëroi se temperatura e tokës po shkon drejt rritjes për 3 gradë.

Ata thanë se luhatjet natyrore të temperaturës po përkeqësohen nga aktiviteti njerëzor.